Ka ardhur reagimi i Rusisë pas operacionit të forcave amerikane ndaj cisternave të lidhura me Venezuelën. Ministria ruse e Transportit njoftoi se ka humbur komunikimin me anijen Marinera, duke theksuar se “asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara në mënyrë të rregullt nën juridiksionin e shteteve të tjera”.
Ajo shton se forcat amerikane hipën në bordin e Marinera rreth orës 15:00 sipas kohës së Moskës pas së cilës komunikimi me anijen u ndërpre. Më 24 dhjetor, Marinera kishte marrë “leje të përkohshme” për të lundruar nën flamurin rus, shton ministria.
Roja Bregdetare e SHBA-së ka hipur në dy cisterna të lidhura me Venezuelën, Marinera dhe Sophia, në një operacion të koordinuar, sipas zyrtarëve amerikanë, raporton BBC
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha se njëra anije ndodhej në Oqeanin Atlantik të Veriut, ndërsa tjetra në ujëra ndërkombëtare pranë Karaibeve, me operacionet që u zhvilluan brenda disa orësh nga njëra-tjetra.
Ajo shtoi se cisternat kishin ankorimin e fundit në Venezuelë ose ishin në rrugë drejt saj, ndërsa Marinera kishte tentuar të shmangte Rojet Bregdetare për javë të tëra. Një video e publikuar tregon pamje termike të personave që hipin në Sophia nga një helikopter. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se bllokada e naftës venezueliane të sanksionuar dhe të paligjshme mbetet “në fuqi të plotë” kudo në botë.



Të tjera
Në shkurt mbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më pas vendimi final
Rezultati i 28 dhjetorit ishte verdikt i qartë i qytetarëve për të shmangur bllokadat dhe vonesat
Arsyet pse njerëzit papritur humbasin interesin në ju