Mundësia e një takimi tjetër midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të ShBA-së Donald Trump është në agjendë, tha një diplomat i lartë rus.
“Nuk do të përjashtoja asgjë”, tha zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov në një intervistë për revistën shtetërore International Affairs, të botuar të shtunën.
“Kërkimi për një rrugë përpara vazhdon”, tha ai, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ryabkov tha se kontaktet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk ishin pezulluar dhe kanalet e dialogut vazhduan të funksiononin.



Të tjera
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fituesin e ndeshjes Sllovaki – Kosovë
Formacioni zyrtar i Kosovës në përballje me Sllovakinë
Ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Polonisë