Kurti: Sa më parë të marrim statusin e vendit kandidat për BE

Sa më parë të marrim statusin e vendit kandidat për BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të jetë partnerë i besueshëm i Bashkimit Evropian dhe se agjenda e reformave mbetet prioritet i Qeverisë.

Ai në takimin që ka zhvilluar të hënën me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  Aivo Orav. përsëriti nevojën që sa më parë Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat dhe pyetësorin nga Komisioni Evropian për të avancuar më tej në rrugën drejt integrimit dhe anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“I përsërita zotimet e Republikës së Kosovës se shteti ynë do të jetë siç ka qenë përherë partner i besueshëm dhe serioz i Bashkimit Evropian dhe ne konsiderojmë që Bashkimi Evropian është organizata e paqes dhe e sigurisë, ku ne dëshirojmë edhe të kontribuojmë edhe të përfitojmë, e për këtë është e nevojshme që sa më parë ta marrim statusin e vendit kandidat dhe pyetësorin nga Komisioni Evropian, që do të na ndihmojë ta përshpejtojmë agjendën e reformave që padyshim do të jetë prioritet i qeverisë sonë”, tha Kurti, thuhet në komunikatën e Qeverisë.