Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re, skenari më i mundshëm për vendin mbetet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Qeveria e propozuar “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, duke dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme. Ky rezultat lë vendin në një situatë të paqartë politike dhe me pasiguri për funksionimin normal të institucioneve.
Lidhur me situatën, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se sa më shpejt që mbahen zgjedhjet aq më mirë.
“Gjithësesi, zgjidhje janë zgjedhjet e reja. Janë qytetarët tek të cilët kalon përgjegjësia. Sa më shpejt, aq më mirë!”, deklaroi Mustafa për IO.
Datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme janë 30 nëntori, 7 dhjetori dhe 14 dhjetori, ndërkohë që partitë nuk kanë arritur ende të formojnë një koalicion për qeverisje.
Situata tregon pasiguri institucionale dhe politike, ndërsa analistët paralajmërojnë se vonesat në formimin e qeverisë mund të ndikojnë negativisht në miratimin e buxhetit dhe funksionimin e institucioneve kryesore të vendit.



Të tjera
SHBA dhe Turqia po armatosin Kosovën kundër Serbisë
Disa këshilla për një jetë më të mirë në çift
Investimi në arsim, investim në të ardhmen e Kosovës