Sekretari i Parlamentit të Shtetit Gjerman pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff, gjatë vizitës së tij në Kosovë është pyetur për qëndrimet e tyre lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka potencuar se Gjermania e ka të rëndësishme të ketë partnerë që u besojnë për ta shoqëruar drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Për ne është me rëndësi të kemi partnerë të besueshëm e me të cilët mund të bashkëpunojmë dhe të cilin mund ta shoqërojmë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Urojmë që sa më shpejt të ketë një qeveri, e dimë që mund të ketë sfida por që do t’i tejkalojmë së bashku”, ka thënë ai.
Saathoff ka thënë se do të takojë figura publike dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme gjatë qëndrimit të tij. Fillimisht ai ka vizituar hapësirat e ITP në Prizren dhe më pas ka mbajtur konferenc për media me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari./rtk



Të tjera
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vr@u vëllain e tij në Klinë
Në Ditën Botërore të Ujit, Pacolli prezanton planin për mbrojtjen e ujërave
Një ushtar turk dhe dy teknikë të ASELSAN-it midis shtatë të vd*ekurve nga rrëzimi i helikopterit në Katar