Sindikata e Policisë së Kosovës e ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, në dy vjetorin e rënies së tij, transmeton KosovaPost.
Në komunikatën e lëshuar nga sindikata thuhet se sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë së policëve të Kosovës.
“Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur ligjin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë. Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë dhe përkushtimit të policëve tanë ndaj vendit dhe popullit”, tha Sindikata përmes një reagimi në Facebook derisa shprehu ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
Në këtë dyvjetor, Policia e Kosovës ka organizuar aktivitete për shënimin e dyvjetorit të rënies së Afrim Bunjaku. Udhëheqësit shtetërorë do të bëjnë homazhe te varri i tij e më pas do të ketë edhe akademi përkujtimore.



Të tjera
12 gabimet e prindërve që do t’u kushtojnë shtrenjtë kur fëmijët të rriten
Milani e siguron një transferim për janar, i do edhe tre të tjerë
Përfitimet e mira nga konsumimi i çajit të luleradhiqes çdo ditë