Kurti nga Skenderaj: Sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve është emblema e qëndresës sonë kombëtare (Video)

Sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve është emblema e qëndresës sonë kombëtare (Video)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të dielën një vizitë përkujtimore në Skenderaj, duke ndjekur itinerarin nga Rezalla në Leqinë, nga familja e Ahmet Zabelit tek ajo e Sejdi Gashit, për të vazhduar më pas në konakun e Ibrahim Kuqanit dhe Naser Bajramit.

Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, Kurti ka theksuar rëndësinë e sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit, si dhe kontributin e invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, është emblema e qëndresës dhe forcës sonë si shtet e komb,” ka shkruar Kurti.

Vizita e kryeministrit në këto familje dhe zona me histori të rëndësishme të rezistencës shqiptare vjen si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e dhënë gjatë luftës çlirimtare, duke rikujtuar rolin e tyre themelor në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Kurti ka nënvizuar se kujtesa historike dhe nderimi ndaj atyre që u flijuan për liri mbeten obligim institucional dhe moral për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.