Mbrojtësi Hajdin Salihu edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Polonia Varshavës.
Salihu është transferuar në formë huazimi te Polonia e Varshavës nga skuadra ukrainase, LNZ Cherkasy. Klubi polak e ka edhe opsionin e blerjes.
“Liga ukrainase në të cilën kam luajtur së fundmi është shumë fizike dhe mendoj se është e ngjashme me ligën në Poloni. Ndihem shumë rehat duke luajtur këtë lloj loje dhe dua ta tregoj këtë në fushë. Kam luajtur më parë në liga të huaja, në Kroaci dhe Ukrainë, kështu që ndryshimi i vendit dhe vendbanimit nuk është problem për mua. Besoj se do të përshtatem shpejt me Varshavën”, ka thënë Salihu të martën për faqen zyrtare të klubit polak, koha.net.
Polonia e Varshavës bën gara në kategorinë e dytë të futbollit polak.
Të tjera
FFK i ankohet UEFA-s, pasi Federata Spanjolle iu referua Kosovës si “territor”
Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
Flakë e madhe në Nekoc të Drenasit, flakët afrohen afër shtëpive – banorët në rrezik