Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se lidhja e grupit terrorist serb që kreu sulmin në Banjskë me shtetin e Serbisë është e dukshme.
I pyetur në emisionin “InfoNata” se në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale për këtë grup a bëhet fajtore Serbia, Sallahu ka thënë se nuk e ka lexuar të plotë aktakuzën, por beson se shteti serb duhet të fajësohet për këtë sulm.
“Përderisa nuk e kam lexuar akuzën në tërësi, unë nuk mund të jap deklarata të sakta për përmbajtjen e aktakuzës, por besoj që brenda aktakuzës duhet të përfshihet edhe një gjë e tillë, për faktin sepse nuk ka mundësi që një grup kaq i madh i mbështetur financiarisht të bëjë kësi veprime pa ndihëm e shtetit serb. Prandaj lidhja e grupit terrorist dhe shtetit serb është e dukshme”, ka thënë Sallahu .
Pavarësisht kritikave që i kanë dhënë Prokurorisë Speciale për “vonesë” në ngritjen e aktakuzës për këtë rast, ai ka thënë se ka qenë një bashkëpunim i jashtëzkonshëm i Prokurorisë Speciale, Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë së Kosovës, që sipas tij, sot të ketë një aktakzuë të qëndrueshme.
“Ka pas bashkëpunim, Prokuroria pa Policinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, nuk kishte mundur me i krye krejt procedurat që i ka kryer deri më sot. Pra ka qenë një koordinim i jashtëzakonshëm i tri institucioneve. Është dashtë të punojë një numër më i madh i prokurove në rastin e Banjskës. Në këtë rast ka qenë vetëm një prokuror i cili ka bërë një punë shumë të mirë”, tha ai.
Prokuroria Speciale e Kosovës, në aktakuzën e ngritur ndaj 45 personave në krye me Millan Radoiçiqin i ngarkon ata për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës, përfshirë veprën penale për terrorizëm dhe shpërlaje parash.
Poashut sipas aktakuzës thuhet se grupi synonte ndarjen e veriut të Kosovës për ta bashkuar me Serbinë.



Të tjera
Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon
Përgatisni fëmijë të zgjuar para se të lindë
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?