Ministria e Drejtësisë tashmë ka dorëzuar në shfrytëzim Ministrisë së Punëve të Brendshme të gjitha pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të kryeterroristit Milan Radoiçiq.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili ka akuzuar qeveritë e kaluara se në kohën e tyre pronat e shtetit në veri ishin bërë pronë e Radojçiqit.
“Me ata (ish pushtetet) pronat e shtetit në veri të vendit ishin bërë pronë e Radoiçiqit, ndërsa me neve, pronat e Radoicicit janë bërë pronë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
“A po e vëreni dallimin?!”, ka shtuar Sallahu.



Të tjera
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”