Sasa në siklet: E kam problem të më shohë mami e babi nëse puthem me dikë këtu në Big Brother

Dinamika mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4 po bëhet çdo ditë e më interesante, teksa ata kanë nisur të afrohen mes vete dhe të krijojnë lidhjet e para shoqërore e romantike.

Përveç romancave që sapo kanë filluar të marrin formë, banorët po hapin edhe tema që ngjallin debat brenda shtëpisë. Një prej diskutimeve të fundit ishte ai se çfarë do të ndodhte nëse çiftet e mundshme do të shkëmbenin një puthje para kamerave.

Gjatë bisedës, Sasa u tregua e sinqertë për kufijtë e saj dhe atë që e shqetësonte më shumë në këtë drejtim.

– YouTube  youtu.be

“E kam problem me m’pa mami e babi nëse puthem me dikë këtu”, tha ajo, duke theksuar se ndjehet e ngurtë nga fakti se familja e saj do ta shikojë çdo moment të saj brenda shtëpisë.

Me afrimet e para, dilemat e banorëve po bëhen edhe më të qarta, duke paralajmëruar një sezon të mbushur me situata emocionale dhe vendime të vështira për ta.