Kurti: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është institucioni më sipëror, ku nuk ka mendim që nuk mund të thuhet dhe nuk ka debat që nuk mund të zhvillohet

S’do të heqim dorë nga punë e mira

Vetëvendosje, përkatësisht kreu i saj, Albin Kurti, ka zyrtarizuar  slloganin zyrtar të partisë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton Kosova Post

“Siguri dhe begati. Mos lësho pe” – është sllogani zyrtar.

Tutje, Kurti ka shkruar se nuk do të heq dorë nga nga punët e mira.

“Nuk do të heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët. Nuk do të lëshojmë pe nga përpjekja jonë për një Republikë më të mirë, më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar.Le të mos lëshojmë pe së bashku që Kosova të jetë shtet më i begatë për qytetarët e saj, ku përfitojnë të gjithë, pa dallim” – ka shkruar Kurti.