Begaj pritet nga Osmani: Së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta

Së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas pjesëmarrjes në marshin “Drejtësi jo politik” ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Osmani ka thënë se 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës na bëri bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një atmosferë festive.

Presidentja Osmani ka falënderuar Begajn që është gjithë pranë Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë, Zoti President!”.

Po ashtu edhe Presidenti Begaj ka njoftuar për takimin miqësor me Presidenten Vjosa Osmani.

Begaj ka thënë se Shqipëria dhe Kosova të vendosura të forcojnë partneritetin strategjik për të ecur së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.

Ai ka theksuar se në këtë 18-vjetor të Pavarësisë, Kosova dëshmon pjekuri me vendosjen e stabilitetit politik dhe besnikëri ndaj miqve ndërkombëtarë, SHBA-së dhe BE-së.