Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është distancuar nga gjuhë e Sami Kurteshit në raport me mediat.
Kurti ka thënë se nuk pajtohet me përgjithësime të tilla.
“Unë jam kundër çfarëdo përgjithësimi dhe nuk e mbështes një gjuhë të tillë. Por, ta keni parasysh që njerëz të ndryshëm janë reagime të ndryshme dhe mbajnë përgjegjësi për veten”, ka thënë ai në Kanal 10.
Tutje, ai ka thënë se LVV është subjekt politik dhe nuk mund të marrë masa kryetari ndaj asnjë anëtari.
“Në jemi subjekt politik demokratik, nuk i merr ato masa kryetari. Ekziston statuti, edhe ai disiplinori ku adresohen këto çështje. Nuk mund të marrë kryetari masa ndaj një anëtari”, ka thënë Kurti.



Të tjera
Rrëfimi i Esat Shalës për tmerrin e luftës si 12 vjeçar: Si u kap nga forcat serbe e si shpëtoi – motra e dhëndri i ranë dëshmorë
Bekë Berisha nderon dëshmorët në Malishevë dhe viziton Kullën e UÇK-së: Fortesë, Qëndresë, Jetë
Falë Izet Mexhitit, kufiri i hapur për veteranët e UÇK-së