Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar për procesimin e 17.1 milionë eurove për fermerët, në kuadër të programi për pagesa direkte.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai bëri të ditur se mjetet do të alokohen në llogaritë e fermerëve brenda pak ditësh. Programi për pagesa direkte u nënshkrua nga ministri në detyrë, Faton Peci, në vitin 2022.
“Sot u procesuan 17.1 milionë euro për ju, mbështetje nga Programi për Pagesa Direkte 2025! Këto mjete do të transferohen për pak ditë në llogaritë e juaja bankare. Ju lumshin duart për mundin që bëni për të ushqyer Kosovën”, ka shkruar Peci.



Të tjera
Karota dhe vetitë kuruese të saj
Tr@gjedia në Klinë/ Vd*es personi që u pl@gos me ar*më
Siguruam harmonizim për hapat përpara në dialogun Kosovë-Serbi