Osmani: Kam lexuar raporte që sivjet Serbia ka tentuar të na destabilizojë – me aleatët i kemi parandaluar

Secili prej tyre na bën krenar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Zvicer ka takuar mërgatën në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Osmani tha se secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset dhe të arriturat.

“Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.