Dardan Sejdiu, analist në Rubikon, ka folur në lidhje me skenën politike në Kosovë.
Sipas Sejdiut, ajo çfarë e dallon kryeministrin Albin Kurti është “tradhtia”.
Tutje, Sejdiu ka pretenduar se pas presidentes Vjosa Osmani, radhën e ka Glauk Konjufca, zv.kryeministër i parë.
“Tash përsëri e kemi një situatë që na çon në zgjedhje për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe insistimit të tij të nënshtrojë gjithkë në skenën politike, gjë që tashmë unë besoj që është lexuar edhe prej qytetarëve”.
“Ajo që Kurtin e dallon prej politikanëve të tjerë është tradhtia. Pra ai nuk lë njeri që i ndihmon, por që ka potencial me eklipsu politikisht, ose me e sfidu politikisht që nuk e sharron, ose nuk e shpall tradhtar. Tash e ka radhën Glauku, pas zonjës Osmani”, tha Sejdiu në Klan Kosova.



Të tjera
Pse disa njerëz vuajnë më shumë nga vapa?
Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti
Të shtunën shpallet lista e Shqipërisë