Një aksion i koordinuar i Prokurorisë Themelore në Prizren dhe organeve të rendit ka çuar në sekuestrimin e 2 kilogramëve heroinë dhe një arsenal armësh në Suharekë. Tre persona, të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale, janë vendosur në ndalim 48-orësh.
“Bazuar në dyshimin e bazuar, të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe në kuadër të një grupi, duke u marrë me shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike të llojit heroinë,” thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Gjatë operacionit janë konfiskuar katër pistoleta, një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe 544 fishekë, si dhe para të gatshme, telefona dhe dy vetura të markave “Mercedes GLE” dhe “Land Rover”, të përdorura për shkëmbimin e narkotikëve.
“Po ashtu janë sekuestruar prova të tjera materiale që lidhen me veprat penale të lartcekura,” thekson Prokuroria.
Të tre të dyshuarit janë proceduar për veprat penale lidhur me narkotikët dhe mbajtjen e armëve pa leje.
“Prokuroria mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin,” përfundon komunikata.



Të tjera
Rezistenca e armatosur në Gllogjan më 24 mars 1998 ishte një nga kapitujt e parë të betejave të popullit të Kosovës në l*uftën çlirimtare të viteve 1998 dhe 1999
Katër shtetas shqiptarë arre*stohen në Serbi për `nxitje urrejtjeje`
Dobitë shëndetësore nga specat djegës