Një notere 35-vjeçare nga Tirana, e identifikuar me inicialet S.T., është vënë në qendër të një hetimi të zgjeruar nga Seksioni i Pastrimit të Parave në Policinë e Tiranës, pas dyshimeve për pasuri të pajustifikuara me vlerë mbi 3 milionë euro.
Bazuar në hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë, rezulton se nga viti 2013 deri në vitin 2024, noterja ka përfituar dhe investuar në mënyrë të vazhdueshme në pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare, ndonëse të ardhurat e deklaruara nga profesioni i saj nuk justifikojnë këto shuma të mëdha.Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e 18 pasurive në total – përfshirë 13 prona të paluajtshme dhe 5 llogari bankare – të gjitha në emër të noteres.Ndërkohë, hetimi ka zbuluar se një pjesë e konsiderueshme e fondeve të përdorura për blerjen e këtyre pasurive dyshohet se kanë origjinë të paligjshme dhe janë transferuar përmes bashkëshortit të saj, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për përfshirje në veprimtari kriminale, përkatësisht shfrytëzim prostitucioni.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit