Sekuestrohen 3 ton patate në Kamenicë, ndalohet një kombi me targa të Serbisë

Sekuestrohen 3 ton patate në Kamenicë, ndalohet një kombi me targa të Serbisë

Gjatë një pike kontrolli policor në fshatin Hodonoc të Kamenicës, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të tipit kombi me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte një mashkull, shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 120 thasë me patate, me peshë totale rreth 3 mijë kilogramë, për të cilat dyshohet se nuk posedonin dokumentacionin përkatës.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti do të trajtohet në koordinim me organet kompetente dhe se kontrollet do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme.