Një shumë prej rreth 59,055 eurosh është sekuestruar nga Policia në Leposaviq, nën dyshimin për shpërlaje parash.
Sipas raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 janar 2026, rreth orës 20:00, gjatë një kontrolli në automjetin e një mashkulli kosovar. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.
“Me vendim të prokurorit kompetent, paratë janë sekuestruar përkohësisht deri në vërtetimin e origjinës së tyre. Po ashtu, si dëshmi janë sekuestruar edhe dokumente të tjera, përfshirë certifikatën e biznesit nga ARBK, certifikatën e biznesit nga ATK, si dhe raportin ditor fiskal (Z-raport), të cilat do t’i nënshtrohen analizës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
I dyshuari është intervistuar nga autoritetet dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar