Christopher Hill, e ka vazhduar dëshminë e tij edhe sot në Hagë, i ftuar nga mbrojtja e ish-presidenti Hashim Thaçi.
Ai foli edhe për dy nga ish-krerët e UÇK-së Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqi, për të cilët tha se ishin persona të dedikuar për Pavarinë e Kosovës.
“Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ishin persona shumë dedikuar për Pavarësinë e Kosovë dhe UÇK-ja ishte forca shtytëse”, deklaroi ai para trupit gjykues.
Ish-diplomati amerikan, përveç kontakteve me Hashim Thaçin, u pyet edhe për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ai për Kadri Veselin, tha se nuk i kujtohej se kur e ka dëgjuar emrin e tij.
“E kam dëgjuar emrin, por ti më pyet për emra që mund të kem dëgjuar apo jo 27 vjet më parë. Nuk e di në qoftë se këtë emër e kam dëgjuar atëherë apo më vonë”, deklaroi ai.
Hill tha se nuk kishte informacion për sistemin e raportimit brenda UÇK-së.
“Nuk kam informacion lidhur me sistemin e raportimit brenda UÇK-së. Sigurisht që Shtetet e Bashkuara kishin mundësi ose aftësi që të gjenin strukturat e UÇK-së. Unë personalisht nuk kam informacion sa i takon sistemit të brendshëm të UÇK-së”.
I pyetur nëse ekzistone një njësit zbulimi dhe kundërzbulimi, Hill tha:
“Mendoj se duhet të ketë pasur një sistem të tillë, por nuk kam informacion”./ Klankosova.tv.



Të tjera
Me hudhër dhe limon humbni peshë shpejt e lehtë
Drita vazhdon ngritjen në Evropë, e tejkalon Ballkanin në renditjen e UEFA-s për klube
“Jam krenare për punën time” – Vjen reagimi Hajdarit pas ngritjes së aktakuzës për rezervat shtetërore