Selver Xhelili: Modeli ekonomik i Edi Ramës mund të zbatohet në Kosovë me Bedri Hamzën kryeministër

Selver Xhelili: Modeli ekonomik i Edi Ramës mund të zbatohet në Kosovë me Bedri Hamzën kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili (numri 83), ka deklaruar se angazhimi i tij shumëvjeçar në biznes ka qenë një nga arsyet kryesore që e kanë shtyrë të kandidojë për Kuvendin e Kosovës, duke besuar se përvoja e tij mund të shërbejë për zhvillimin ekonomik të vendit, veçanërisht në sektorin e bizneseve.

Xhelili ka bërë të ditur se tash e 16 vite merret me biznes në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që ka dhënë kontribut edhe për Kosovën, përmes punësimit të personave që kanë ardhur nga Kosova.

“Unë merrem me biznes që 16 vite në Republikën e Shqipërisë, por kam dhënë kontribut të madh edhe për Kosovën duke punësuar persona që kanë ardhur nga këtu. Kjo më ka shtyrë të jem edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, sepse mund të jap shumë për vendin tim, sidomos për bizneset,” ka deklaruar Xhelili.

Ai ka vlerësuar se Republika e Shqipërisë, nën udhëheqjen e kryeministrit Edi Rama, po jep një kontribut të madh për zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë, duke theksuar se trendi i rritjes ekonomike atje është i fuqishëm.

“Republika e Shqipërisë me Edi Ramën kryeministër po jep një kontribut të madh për bizneset dhe po ecën me një trend të fuqishëm sa i përket ekonomisë dhe rritjes së bizneseve. Republika e Kosovës duhet ta marrë një mësim nga qeveria e Edi Ramës,” është shprehur ai.

Xhelili ka shtuar se modeli ekonomik i Shqipërisë mund të aplikohet edhe në Kosovë, duke theksuar se me ardhjen e Bedri Hamzës në krye të qeverisë, praktikat pozitive për zhvillimin ekonomik do të reflektohen edhe në Kosovë.

“Ne si Republikë e Kosovës, me ardhjen e Bedri Hamzës në krye të shtetit, ato të mira që i ka qeveria e Shqipërisë për ngritjen e ekonomisë së vendit do të vijnë edhe tek ne,” ka përfunduar Xhelili në Expose, prodhim i GazetaBlic.

Deklarata e plotë: