Sëmundja e mishrave të dhëmbëve (periodontiti) shoqërohet me një rrezik të lartë nga presioni i lartë i gjakut dhe kujdesi dentar për të kontrolluar periodontitin mund të favorizojë më mirë presionin e gjakut, sipas 80 studimeve klinike të kryera në 26 vende, rezultatet e të cilave u botuan në revistën ”Cardiovascular Research”.
Studimi u koordinua nga Francesco D’Aiuto i institutit dental ”Eastman” në University College London, përcjell atsh shkrimin.
“Vëzhguam lidhjen mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe presionit të lartë të gjakut dhe arritëm në konkluzionin që sa më i rëndë të ishte periodontiti, aq më i madh ishte rreziku i hipertensionit për pacientin”, tha ai.
”Këto rezultate sugjerojnë që pacientët me periodontit duhet të marrin informacion në lidhje me rrezikun, ashtu siç shpresojmë që secilit pacient duhet t’i jepen rekomandimet e duhura për stilin e jetës, siç është praktika e aktivitetit fizik dhe ushqimi i shëndetshëm, për të parandaluar presionin e lartë të gjakut”, theksoi D’Aiuto/ANSA.



Të tjera
Mandarinat dhe të mirat e konsumimit të tyre
Të ndalen su*lmet dhe t’i kthehemi diplomacisë në Lindjen e Mesme
Kryebashkiaku i New York-ut dënon su*lmet e SHBA-së dhe Izr@elit në Iran