Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur rëndë nga FIFA për shkeljet e shumta në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Leskovc.
Muajin e kaluar kuqezinjtë fituan 1:0 me golin e Rey Manajt, kurse serbët fishkëllyen himnin shqiptar dhe bënë fyerje të tjera ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes.
Kjo i ka kushtuar federatës serbe me gjobë prej 87 mijë e 500 franga zvicerane dhe mbyllje të 25 për qind të stadiumit për tifozë, për ndeshjen e ardhshme me Letoninë.
Federata serbe dënohet rregullisht për fyerjet ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.



Të tjera
Protesta e opozitës, në 17 prill
Plepi i bardhë, kuron më së miri ethet dhe reumatizmën
Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohen