Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, tha se Serbia po nxitë narrativa të reja për tensione në veri të Kosovës, përcjell KosovaPost.
“PLANET E VIDOVDANIT. Serbia me narrativa të reja për tensione në veri. Përmes mekanizmave të saj të luftës hibride (Lisa Serbe dhe portali Kosovo Online), Serbia po vazhdon të nxisë edhe tema të tjera që “paralajmërojnë” skenarë destabilizimi, si: ndërrimi i emrave të rrugëve në veri; gjoja se qeveria i ka detyruar fëmijët serbë të marrin flamuj të Kosovës; shkatërrimin e shtëpive të serbëve, etj. Me këto veprime e fushata shpifëse, Serbia synon ta mbajë vëmendjen te Veriu, dhe siç propagandojnë: “sulme/shtypje institucionale ndaj serbeve“”, ka shkruar Fetoshi në ‘Facebook’.
Sipas tij, qëllimi është i dyfishtë: “Demonizim i institucioneve dhe tendenca për ta paraqitur shtetin e Kosovës si diskriminues ndaj serbëve; dhe mbajta nën presion e serbëve lokalë, përkatësisht nxitja e tyre për veprime që provokojnë institucionet dhe sigurinë në Kosovë. Natyrisht, asgjë s’është e rastësishme. Veprimet dhe propaganda agresive kundër Kosovës nxiten dhe realizohen nga qarqe të lidhura me Serbinë, si dhe qëllimet e saj për t’i rritur provokimet gjatë festës së tyre të Vidovdanit”, tha Fetoshi.
Të tjera
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë
Zelensky thotë po presin fondin prej 2.9 miliardë eurosh për ar*mët amerikane për të lu*ftuar Rusinë
Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uz*urpator