Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se Serbia vazhdon të marrë pjesë në dialogun me Kosovën, por me obstruksione të qëllimshme dhe fushata kundër subjektivitetit të saj ndërkombëtar, përcjell KosovaPost.
“Duke ndjekur idenë e mitit të Kosovës dhe ëndrrën për perandorinë mesjetare, Serbia merr pjesë formalisht në dialog, por me obstruksione të vazhdueshme duke minuar marrëveshjet e arritura”, ka shkruar Kamberi në rrjete sociale.
Ai theksoi se demokratizimi i Serbisë mbetet një proces kompleks i penguar nga trashëgimia e autoritarizmit të viteve ’90, dobësia e institucioneve, si dhe diskursi etnonacionalist.
Sipas tij, transformimi i vërtetë i Serbisë kërkon ballafaqim me të kaluarën, pajtim me fqinjët dhe heqje dorë nga politikat hegjemoniste.



Të tjera
Nuk do të përfshihemi në luftën që ka të bëjë me mbijetesën politike të Netanyahut
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
Tri mite rreth shëndetit që nuk janë të vërteta