AFP: Radoiçiqi është urdhëruar të raportojë rregullisht në policinë serbe, por akuzë s’ka

Serbia ta dorëzojë kryekri*minelin Radoiçiq

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka folur edhe për raportet mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se me Beogradin zyrtar ka edhe marrëveshje e jo vetëm dialog me ndërmjetësim nga Brukseli. Ai kërkoi nga Serbia që ta dorëzojë kryekriminelin Millan Radoiçiq te organet e Kosovës.

Kurti shtoi se kishte shprehur gatishmërinë për këtë zbatim që të arrihet normalizimi i marrëdhënieve, por që për t’u arritur kjo, Kurti kërkoi dorëzimin e Radoiçiqit.

“Ne kërkojmë nga Beogradi që së pari të dorëzojë kryekriminelin dhe terroristin Millan Radoiçiq, i cili, sa i përket pikëpamjes tonë, ai është arratisur, ndërsa sa i përket Beogradit, ai është një truproje e presidentit të Serbisë. Dhe ai nuk është vetëm, por ai bashkë me 44 persona paraushtarakë, të cilët kanë vrarë policin e Kosovës, Afrim Bunjakun. Kështu që ata do të duhej ta dorëzonin organeve tona, sepse në Kosovë do të ketë gjykim të drejtë, sepse Kosova është shtet shumë më demokratik sesa Serbia”, tha Kurti.

Më tej ai shtoi se fatkeqësisht, Serbia po bëhet gjithnjë e më shumë si një Bjellorusi e dytë në Evropë.

Ndonëse ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës u bë 11 shtator të vitit 2024,  të lirë ende vazhdojnë të jenë  42 të akuzuarit për këtë sulm në krye me Millan Radoiçiq, ndërsa tre të akuzuarit tjerë të arrestuar nga Policia e Kosovës po ballafaqohen me drejtësinë.

Për 42 të akuzuarit që janë në arrati  Gjykata Themelorë në Prishtinë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtarë.

Gjykimi ndaj Blagojr Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, ka filluar më 17 prill të këtij viti, ndërsa që të tre të akuzuarit e kanë mohuar fajësinë.