Profesori i sigurisë, Fatmir Çollaku, tha se Serbia duhet të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare dhe ta dorëzojë kryekriminelin Millan Radoiçiq, i cili edhe e ka marrë përgjegjësinë për këtë rast.
Sot në Gjykatën Themelore më Prishtinë ka vazhduar seanca e radhës për rastin “Banjska”. Në këtë seancë u dëgjuan dëshmitë e dy zyrtarëve policorë, Alban Rashiti e Çlirim Shaqiri të cilët kishin qenë në në Banjskë bashkë me rreshterin Afrim Bunjaku më 24 shtator.
Duke folur për rëndësinë e gjykimit të këtij rasti, Çollaku tha se bëhet fjalë për një rast unikat në kuptimin e organizimit dhe qëllimit që kishte grupi terrorist i udhëhequr nga Radoiçiq në Banjskë dhe interferimi që kjo ngjarje kishte në siguri dhe në perceptimin e opinionit edhe kombëtar dhe ndërkombëtar në përgjithësi.
“Bëhet fjalë për një rast shumë kompleks, epilogu proceduralo penal i të cilit pritet të ndodh duke respektuar kodin e procedurës penale të Kosovës që nënkupton marrjen në pyetje të dëshmitarëve sipas fazave dhe në fund opinioni pret epilogun përfundimtar për këta persona të cilët janë të akuzuar. Një numër i tyre nuk janë të qasshëm për drejtësinë kosovare, megjithatë procedura po vazhdon”, tha ai në “Info Plus” në RTK.
Duke përgëzuar drejtësinë kosovare për punën, Çollaku dhe theksoi se pret që ky rast të përfundojë me dënimet meritore.
“Besojmë që provat janë me që bëhet fjalë për dëshminë e zyrtarit policor i cili ka qenë akter i ngjarjes dhe i lënduar dhe ka marrë plagë nga armët e zjarrit. Kemi të bëjmë me një rast konkret, prova dhe dëshmi për të cilin ka mjaft. Serbia duhet të ulë kokën dhe të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare dhe t’i sjellë para drejtësisë akterët siç është kryekrimineli Radoiçiq, i cili edhe e ka marrë përgjegjësinë për këtë rast”, theksoi ai.
Çollaku tha se beson në drejtësinë kosovare dhe hetimet që ka bërë prokuroria edhe pse sipas tij në opinion perceptohej si e vonuar.
“Inkurajoj gjyqtarët e Kosovës të analizojnë mirë dhe në fund të marrin vendimin meritor sipas drejtësisë në fuqi, dhe pa mëdyshje për ata që ka prova të shpallen fajtor sipas ligjeve tona”, tha ai.
Sipas tij, gjykimi i drejt ka një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që bien ndesh me ligjin, e sidomos për vepra penale siç është terrorizmi kundër rendit juridik dhe kushtetutshmërisë së Kosovës.
“Drejtësia kosovare duhet të jetë e pamëshirshme për të gjithë ata që kryejnë vepra të rënda pavarësisht etnisë që kanë duhet të marrin dënimin meritor”, nënvizoi ai./rtk
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë