Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Serbia, përmes bandave kriminale dhe terroriste, vazhdon të planifikojë dhe të ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës.
Sipas tij, dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonatorë ndezës me fitila në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq.
Sveçla theksoi se shtrirja e Policisë së Kosovës dhe prania e institucioneve të sigurisë kanë bërë të mundur kapjen e këtyre mjeteve, duke parandaluar sulme të mundshme që synonin shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe frikësimin e qytetarëve.
Ai u shpreh se nuk ka kthim pas dhe se Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë dhe Republika e Kosovës janë të vendosura përballë bandave kriminale, duke u përgjigjur ashtu siç meritojnë. Kushtetueshmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia, sipas tij, do të ngadhnjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze dhe kriminale.



Të tjera
Këto ushqime kanë më shumë hekur se mishi
Publikohet letra e dërguar 285 anëtarëve të Asamblesë së KiE-së
Truri juaj nuk i pëlqen ndryshimet