Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili njeh rajonin dhe raportin e Kosovës me Serbinë, në një bisedë për Gazetën Express lidhur me hapjen e Urës së Ibrit, ka deklaruar se përkrahja e Kosovës nga NATO mund të jetë e rëndësishme, por thotë se e rëndësishme për Kosovën është edhe ushtrimi i sovranitetit. Eksperti amerikan e pranon që hapja e Urës ka rrezik dhe thotë se Kurti e di një gjë të tillë dhe duhet ta ketë parasysh.
Por a duhet Qeveria e Kosovës të insistojë në hapjen e Urës së Ibrit edhe pse nuk e ka përkrahjen e aleatëve?Daniel Serwer, profesor në John Hopkins University, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se përkrahja e NATO-s është e rëndësishme por po ashtu edhe ushtrimi i sovranitetit.
Sa i përket rrezikut për eskalim nëse do të vendoset për hapje të një anshme, Serwer ka thënë se Kurti e di që ka rrezik dhe se duhet ta marrë parasysh një gjë të tillë.
“Sigurisht që ka rrezik. Qeveria e Kurtit këtë e di dhe duhet ta ketë parasysh”, ka thënë Serwer për Gazetën Express.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 2 gusht, në një paraqitje para mediave, kishte treguar se QUINT s’mund të mbështesin
“Miremengjes. Me udhëzime nga kryeqytetet tona, përfaqësues nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe SHBA u takuan sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për ta informuar atë se qeveritë tona, në konsultim me NATO-n, nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të Urës së Ibrit në këtë kohë”, kishte deklaruar ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim