Londrimi, mbeti banori i fundit në sfidën e ‘Vëllait të Madh’ nga zinxhiri i shpëtimit.
Atij iu dha një sfidë e vështirë, ku duhej të digjte valixhet e konkurrentëve të tjerë, në mënyrë që ta shpëtonte veten dhe të shpallej banor zyrtar i këtij formati.
“Pranoj sfidën. Vendosi ma ia djeg valixhet edhe ta shpëtoj veten” , u shpreh ai.
Foto: YouTube
Më pas dolën edhe pamjet derisa po digjeshin valixhet e banorëve jashtë shtëpisë.
Tani banorët veç kësaj shkuan edhe në nominim, krahas Londrimit, i cili është i konfirmuar në këtë reality shou.
Ata thanë se kjo gjë nuk duhej të ndodhte, sidomos në fillimin e spektaklit.
PRIME 1 – Big Brother VIP Kosova 4 | 17.11.2025 www.youtube.com




Të tjera
Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Nuk ka shenja se Amerika do të largohet nga NATO
Abdixhiku godet analistët, i quan “zhurmaxhinjtë e kurdisur”