Policia e Kosovës ka thënë se është e fokusuar në mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve. Policia ka bërë apel që të ketë kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos TikTok’ut.
“Policia e Kosovës është e fokusuar në mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve andaj apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos platformës TikTok, e cila kohët e fundit ka shpërndarë sfida që paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve.”
PK thotë se sfida e “Supermanit” është një nxitje për të realizuar veprime përmes lojërave që mund të shkaktojnë lëndime dhe dëmtime të ndryshme.
Policia thotë se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm për pëdorimn e rrjeteve sociale nga fëmijët.
“Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm mbi përdorimin e rrjeteve të ndryshme sociale nga fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë ata në identifikimin dhe ofrimin e ndihmës për shmangien e përfshirjes se tyre në lojërat e dëmshme dhe të rrezikshme. Policia e Kosovës është e angazhuar në mbështetje të komunitetit dhe të rinjve për një përdorim të sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale, dhe i bën thirrje çdo prindi dhe mësuesi të jetë i vëmendshëm dhe të inkurajojë përdorimin e teknologjisë për qëllime pozitive dhe edukative.”
“Super heronjtë nuk janë të vërtet kujdesuni për veten dhe shokët tuaj. Mos u bëni pjesë e lojës që rrezikon jetën”, thotë Policia



Të tjera
Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës?
Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje
Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë