Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, është shprehur i bindur që subjekti i tij politik do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 9 shkurt zgjedhjet.
Ndërkohë, thotë se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike në vend.
“PDK-ja nuk e ka vënë çështjen e egove politike, individuale në raport me shtetin. PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, nuk kemi vija të kuqe me askënd. Në mendimin tim personal gjithsesi nuk do të mund të pajtohesha me individë, të caktuar të cilët e kanë denigruar skajshmërisht vlerat më sublime të këtij vendi – UÇK-së”, tha ai.
Ndërkohë, thotë se personalisht nuk pajohet me disa individë të cilët sipas tij i kanë denigruar vlerat sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Personalisht nuk do të mund ta shihja veten personalisht me ata që kanë denoncuar vlerat më sublime, ata janë individë të caktuar dhe janë të njohur”, deklaroi Shala.
Të tjera
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia
SHBA na paralajmëroi për su*lmin iz*raelit 10 minuta pasi ai kishte filluar