Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vepron në mënyrë të njëanshme në veri, madje këto veprime i ka krahasuar me veprimet e Slobodan Millosheviqit dikur.
Lidhur me këtë deklaratë, deputeti i këtij subjekti politik, Rashiq Qalaj thotë se krahasime të tilla nuk bëhen, derisa Millosheviqi është një njeri që ka bëri krimet më të tmerrshme.
“Unë se kam dëgjuar dhe se kam takuar z. Totaj është hera e parë që po e dëgjoj. Nuk jam i prirë të komentoj deklaratat e të tjerëve. Unë personalisht nuk mendoj ashtu, s’bëhen krahasime të tilla. Millosheviqi është një njeri që është dënuar për krime lufte në Kosovë ka bërë krimet më të tmerrshme që mund të bëhen diku…”, tha ai.
“Si shtet duhet të jemi të kujdesshëm që më veprimet tona sa do të ligjshme mos ta dëmtojmë shtetin e Kosovës”.



Të tjera
Ngrënia e bukës së bardhë çdo ditë, mund të shkatërrojë gjumin tuaj
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Katër arsye pse duhet të hani më shumë hudhra në verë