Shaqiri dhe Nivokazi ndihmojnë ekipet e tyre për barazim 1:1

Shaqiri dhe Nivokazi ndihmojnë ekipet e tyre për barazim 1:1

Xherdan Shaqiri dhe Rilind Nivokazi kontribuan me asistime në një barazim 1:1 mes Baselit dhe Sionit në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës zvicerane. Shaqiri shërbeu për golin në minutën e katërt, ndërsa Nivokazi gjeti mënyrën për të asistuar në minutën e 57-të.

Baseli, përveç Shaqirit, u aktivizua edhe Albian Ajeti, i cili hyri në fushë në minutën e 60-të. Ndërsa te Sioni, titullarë ishin Kreshnik Hajrizi, Donat Rrudhani, Benjamin Kololli dhe vetë Nivokazi.

Ky sezon po rezulton i suksesshëm për Shaqirin, që deri tani ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 20 ndeshje kampionale. Nivokazi ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë asistin e tij të dytë.

Pas këtij rezultati, Baseli mban vendin e katërt me 33 pikë, ndërsa Sioni renditet i pesti me 31 pikë./rtk