Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të vendosë një “rritje të konsiderueshme” të sanksioneve ndaj Rusisë ndërsa luftimet në Ukrainë vazhdojnë, sipas Sekretarit Amerikan të Thesarit, Scott Bessent.
Komentet e Bessent erdhën pak para se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, të pritej në Shtëpinë e Bardhë, ku ai tha se shpreson të diskutojë “si të realizohet” “vizioni i paqes” i Trump-it për këtë konflikt.
Më herët gjatë ditës, Rutte tha se beson që Trump është “i vetmi që mund ta realizojë këtë”.
Të paktën shtatë persona u vranë, përfshirë dy fëmijë, gjatë sulmeve të ashpra me dronë dhe raketa ruse ndaj Ukrainës, vetëm disa orë pasi Trump tha se planet për një takim me Vladimir Putinin në Budapest ishin pezulluar.
Bessent nuk dha detaje të mëtejshme mbi sanksionet e reja, por tha se ato do të shpallen “ose pas mbylljes së tregjeve këtë pasdite, ose herët nesër në mëngjes.”
Ligjvënësit amerikanë, përfshirë edhe republikanët, kanë qenë në pritje të një miratimi nga Shtëpia e Bardhë për të votuar një projektligj që do të vendoste sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe gjithashtu do të synonte vendet që blejnë naftë nga Kremlini.
Në Shtëpinë e Bardhë, pritej që Rutte të diskutonte një plan me 12 pika të hartuar nga aleatët evropianë të NATO-s dhe Kievi, i cili do të parashikonte ngrirjen e vijave aktuale të frontit, kthimin e fëmijëve të deportuar si dhe një shkëmbim të të burgosurve midis dy vendeve në luftë.
Plani përfshin gjithashtu një fond për rindërtimin pas luftës në Ukrainë, si dhe garanci sigurie dhe një rrugë të qartë për anëtarësimin e Ukrainës në BE, si dhe rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin dhe presionit ekonomik ndaj Moskës.
Të tjera
Produktet e Kosovës së shpejti me barkoda ndërkombëtare
Duke ushtruar ulni rrezikun e sëmundjeve të ndryshme
Trump thotë se bisedimet me Putinin `nuk po shkojnë askund`