Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shndërrohen në superfuqinë e Bitcoinit dhe në kryeqendrën globale të kriptomonedhave.
Gjatë një deklarate të fundit, ai theksoi rëndësinë që SHBA të udhëheqë në këtë fushë, duke paralajmëruar se nëse vendi nuk e zhvillon siç duhet sektorin e kriptovalutave, atëherë Kina do të marrë rolin kryesor.
“Ne po e bëjmë Shtetet e Bashkuara superfuqinë e Bitcoinit, kryeqendrën botërore të kriptomonedhave. Nëse nuk e bëjmë siç duhet, Kina do të dëshirojë ta bëjë ajo”, deklaroi 79-vjeçari.
Deklaratat e liderit amerikan vijnë në një kohë kur tregu i kriptomonedhave po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në ekonominë globale dhe vendet po garojnë për të tërhequr investime në këtë sektor.
Megjithatë, Bitcoin ka humb vlerë javët e fundit dhe aktualisht ka një çmim prej 102 mijë dollarë.
Ndryshe, familja Trump raportohet se zotëron kriptovaluta të ndryshme në vlerë qindra miliona dollarë.



Të tjera
Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestën pro-palestineze në Londër
Pse deti na bën të lumtur?
AUV asgjëson 2064 kilogramë mish pule