Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i siguroi udhëheqësit evropianë se administrata Trump është e përkushtuar ndaj aleancës.
Në Konferencën e Sigurisë në Munih të shtunën, Rubin tha se SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, duke vënë në dukje rëndësinë e partneritetit prej dekadash që është vënë nën presion të madh gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.
“Derisa jemi të përgatitur nëse është e nevojshme ta bëjmë këtë vetëm, por ne preferojmë dhe shpresojmë ta bëjmë me ju, miqtë tanë këtu në Evropë”, tha Rubio.
“Ne duam aleatë që janë krenarë me kulturën dhe trashëgiminë e tyre… dhe bashkë me ne janë të gatshëm dhe të aftë t’i mbrojnë ato”, shtoi ai.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa presidentja Vjosa Osmani e anuloi pjesëmarrjen për shkak të zhvillimeve në vend.
Kryeministri Kurti ishte i pranishëm gjatë fjalimit të sekretarit amerikane të Shtetit Marco Rubio.




Të tjera
Mos votimi i Rezulotës për Hagën, Haziri: LDK dhe UÇK janë binomi i pandarë i Pavarsisë, Lirisë dhe Republikës së 17 shkurtit!
Zelensky: S’ka mbetur asnjë central elektrik në Ukrainë që nuk e kanë dëmtuar rusët
Ushqimi jo i shëndetshëm kur je 20 vjeç rrit rrezikun për sëmundje më vonë