SHBA-ja vendos sërish veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

SHBA-ja vazhdon të diskutojë planin për armëpushim në Ga*za të pranuar nga Hamasi

SHBA-ja vazhdon të diskutojë planin për armëpushim në Rripin e Gazës të pranuar nga Hamasi, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt në konferencën për media pretendoi se presidenti amerikan Donald Trump përveç përpjekjeve për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës po punon edhe për ndaljen e konflikteve tjera në të gjithë botën.

“Sigurisht, presidenti po kalon shumë kohë duke u përpjekur t’i japë fund konfliktit në Gaza dhe ai dëshiron që ky konflikt të marrë fund gjithashtu”, shtoi ajo.

Në pyetjen e gazetarit të AA-së nëse SHBA-ja mbështet apo jo planin për armëpushim në Gaza të paraqitur nga Katari dhe Egjipti, të cilin Hamasi e pranoi dje, Leavitt u përgjigj: “Nuk mendoj se është rastësi që Hamasi e pranoi këtë propozim pasi presidenti bëri një deklaratë shumë të fortë në lidhje me këtë konflikt në mediat sociale dje. SHBA-ja vazhdon ta diskutojë këtë”.

Trump në një postim të bërë dje në platformën sociale “Truth Social”, mbrojti idenë se kthimi i pengjeve izraelite në Gaza do të jetë i mundur me “shkatërrimin” e Hamasit.

“Ne do ta shohim kthimin e pengjeve të mbetur vetëm kur Hamasi të përballet dhe të shkatërrohet. Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më të mëdha janë shanset për sukses”, ka thënë Trump.

– Hamasi njoftoi pranimin e propozimit për marrëveshje armëpushimi

Hamasi në një deklaratë të bërë dje njoftoi se ka pranuar propozimin nga Egjipti dhe Katari në lidhje me armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza.

Propozimi i ri për armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve i paraqitur nga Kajro dhe Doha është pranuar, njoftohej në deklaratën ku thuhej se “Hamasi dhe grupet e tjera palestineze përcollën se kanë pranuar propozimin paraqitur dje nga vendet ndërmjetësuese, Egjipti dhe Katari”.