Nëse “Akti i Demokracisë dhe Progresit në Ballkanin Perëndimor” miratohet nga Kongresi dhe Senati amerikan dhe nënshkruhet nga presidenti Donald Trump, Shtetet e Bashkuara do të angazhohen ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, shkëputjen apo ndonjë ndryshim tjetër kufitar bazuar mbi etni në Ballkanin Perëndimor, përfshirë midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndarjen e mundshme të Republika Sërpskas.
Për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë Kongresi shpreh qëndrimin se: “Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u arrit midis Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt 2023, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është një hap pozitiv përpara në avancimin e procesit të normalizimit ndërmjet dy vendeve”.
“Pasi të jetë bërë përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të konsiderojnë ndërmarrjen e nismave për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe me të dy vendet, që mund të përfshijnë: krijimin e dialogëve strategjikë dypalësh me Kosovën dhe Serbinë; dhe avancimin e nismave konkrete për të thelluar tregtinë dhe investimet me të dy vendet; dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohje reciproke”.
“Është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që: Të mos ndjekë asnjë politikë që avokon për shkëmbim territoresh, ndarje apo forma të tjera të ndryshimit të kufijve mbi baza etnike në Ballkanin Perëndimor si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të rajonit; dhe Të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor, si mënyrë për të parandaluar rikthimin e përçarjeve etnike që dikur karakterizonin rajonin”, thuhet aty.



Të tjera
Trump njofton lëvizje për ar*më bërthamore që nuk është parë nga viti 1992
Cilat janë ushqimet vegjetariane të pasura me proteina?
Finlanda, Belgjika dhe Franca ishin pranë Kosovës në shtetndërtim