Ushtria e SHBA-së ka nisur të hënën zbatimin e një bllokade ndaj gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet e Iranit, transmeton Anadolu.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila është përgjegjëse për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera, tha se bllokada do të “zbatohet në mënyrë të paanshme ndaj anijeve të të gjitha vendeve” që hyjnë ose dalin nga portet iraniane në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.
“Forcat e CENTCOM-it nuk do të pengojnë lirinë e lundrimit për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit drejt dhe nga porte jo-iraniane”, tha komanda e SHBA-së.
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi bllokadën ndaj porteve iraniane, e cila hyri në fuqi sot në orën 14:00 GMT.
Njoftimi erdhi pas bisedimeve të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit në Pakistan gjatë fundjavës, të cilat synonin t’i japin fund luftës që filloi më 28 shkurt, por që përfunduan pa arritur një marrëveshje.



Të tjera
Çmimet e naftës rriten me 6% pas bllokadës së SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit
Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Karakteristikat dhe shenjat që tregojnë që jeni introvertë