Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka bërë të ditur se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-tës në Afrikën e Jugut, që do të mbahet më 22 dhe 23 nëntor, transmeton Anadolu.
“Do të isha e lumtur të shpjegoja sepse nuk ka ndonjë ndryshim. SHBA-ja nuk po merr pjesë në bisedimet zyrtare në G20 në Afrikën e Jugut”, u tha gazetarëve Leavitt.
Komentet e saj erdhën pasi presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se SHBA-ja dhe Afrika e Jugut po diskutojnë pjesëmarrjen e Washingtonit në samit pas një “ndryshimi të mendjes”.
“Sot më herët e pashë presidentin e Afrikës së Jugut duke folur pak kundër SHBA-së dhe presidentit të SHBA-së dhe kjo gjuhë nuk vlerësohet nga presidenti ose ekipi i tij”, tha Leavitt.



Të tjera
VV-ja synon fitore të madhe më 28 dhjetor “që të mos shantazhohet më” thotë Haxhiu
Tre zyrtarë të KQZ-së, të lën*duar në ak*sidentin në Gllarevë
Ushqimet më të mira kundër bllokimit të hundëve, ftohjes dhe gripit