Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi sot gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Polonisë, Karol Nawrocki, se SHBA-të mund të shtojnë praninë e tyre ushtarake në Poloni dhe premtoi të sigurojë mbrojtjen e këtij aleati strategjik.
Trump, i cili mirëpriti Presidentin polak me një mbikalim të aeroplanëve ushtarakë, përshkroi marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Polonisë si “jashtëzakonisht të forta”, sipas raportimeve të Reuters. Ai shtoi se nëse Polonia dëshiron, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë më shumë trupa në territorin e tyre.
Në një pyetje nga gazetarët për qëndrimin amerikan lidhur me praninë e trupave në Poloni, Trump u shpreh pozitivisht: “Ne do të dërgojmë edhe më shumë ushtarë nëse polakët e dëshirojnë këtë.”
Po ashtu, Trump njoftoi se planifikon të zhvillojë së shpejti një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe angazhimin e SHBA-së në konfliktin e vazhdueshëm.
Në të njëjtën ditë, Presidenti amerikan deklaroi se nuk ka mesazhe të reja për Presidentin rus Vladimir Putin dhe se po pret vendimin e tij në lidhje me situatën aktuale. “Cilido qoftë vendimi i tij, ne do të jemi ose të kënaqur ose të pakënaqur, dhe nëse jemi të pakënaqur, do të shihni se çfarë do të ndodhë,” tha Trump.
Në lidhje me paradën ushtarake në Kinë, Trump e vlerësoi atë si një “ceremoni të bukur dhe mbresëlënëse”, por shprehu pakënaqësi që SHBA-të nuk u përmendën gjatë fjalimit, duke theksuar ndihmën e madhe që Amerika i ka dhënë Kinës.
Gjithashtu, Presidenti mbrojti sulmin fatal të SHBA-së ndaj një anijeje në Detin e Karaibeve, duke theksuar se anija në fjalë po transportonte sasi të mëdha droge nga Venezuela, dhe kritikon sjelljen e Venezuelës në këtë kontekst.
Të tjera
Klasat 6-9 nuk kanë nevojë t’i blejnë librat, ato barten nga gjenerata e kaluar
Shqetësuese që të akuzuarit për kërcënim ndaj Kurtit vazhdojnë me të njëjtën gjuhë
Reshjet gati sa nuk fundosin veturat në kryeqytet, banorët ankohen