Shea: Qeveria e re e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë

Shea: Qeveria e re e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, duke folur për 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe për sfidat që e presin Prishtinën, ka thënë për Radio Evropa e Lirë se Qeveria e re në Prishtinë duhet ta rifitojë besimin e SHBA-së dhe partnerëve të saj evropianë.

Sipas Shea, aleatët në këmbim, duhet të punojnë më shumë për të siguruar njohjen e plotë të Kosovës dhe për të siguruar anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Nevojiten strategji të qarta dhe diplomaci publike ndërkombëtare më efektive, për të argumentuar anëtarësimin në NATO dhe BE”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

Brenda vendit, thotë Shea, Qeveria e re e Kosovës duhet t’i japë komunitetit serb një shkallë të qeverisjes lokale, në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, duke ndaluar ta trajtojë atë si një “kolonë të pestë”.

“Joshja funksionon më mirë se shtrëngimi”, përfundon Shea.