Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka vizituar sot IPK-në.
Ai është mirëpritur nga kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovoës, Kushtrim Hodaj.
Gjatë takimit, Hodaj e ka informuar Barbanon për punën dhe të arritur e IPK-së, transmeton KosovaPost.
“Barbano falënderoi kryeshefin e IPK-së për pritjen duke vënë në pah rolin e rëndësishëm që ka Inspektorati Policor në sundimin e ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe duke vlerësuar diskutimet e hapura të përbashkëta dhe konstruktive”, thuhet në njoftim.
Në fund të takimit Hodaj e falënderoi EULEX-in për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së.



Të tjera
“Kurti kërkon ndihmën e aleatëve për njohje të plotë nga BE-ja”
“Pas njohjes nga Siria, Vuçiq: Ishte e pritshme – s’na surprizoi”
“Vizitë zyrtare: Shefi i EULEX-it zhvillon takim në IPK”