Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, bashkë me Drejtorin e Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sami Gashi, pritën në takim Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, transmeton KosovaPost.
Bazuar në një njoftim për media, gjatë takimit u diskutua për të arriturat e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe për fushat e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy institucioneve.
Barbano përgëzoi angazhimin dhe punën e bërë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, duke vlerësuar përkushtimin e stafit dhe përmirësimet e vazhdueshme në këtë institucion korrektues.
Siç njofton ShKK, pas takimit, Dibrani dhe Barbano vizituan nga afër disa prej hapësirave të institucionit, përfshirë Institucionin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe pavijonet e tjera.
“Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Misionit EULEX, me synim forcimin e standardeve dhe praktikave profesionale në sistemin korrektues të vendit”, thuhet në njoftim



Të tjera
Rrjedh afati për formimin e Qeverisë – Hoti: “LVV dy herë e mori mandatin pa asnjë bazë”
Ramush Haradinaj në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg
Laporta flet për idenë e rikthimit të Messit te Barcelona