Shefi i inteligjencës turke, Ibrahim Kalin, nesër do të vizitojë Egjiptin për të marrë pjesë në bisedimet e armëpushimit në Gaza, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Burimet turke të sigurisë thanë se çështjet prioritare në bisedimet në Sharm el-Sheikh përfshijnë vendosjen e një armëpushimi në Gaza, shkëmbimin e të burgosurve dhe ofrimin e ndihmës humanitare.
Para negociatave, Kalin bisedoi në telefon me zyrtarë nga SHBA-ja, Egjipti, Katari dhe grupi palestinez Hamas.
Pas bisedimeve të mbajtura në Doha të Katarit javën e kaluar, filloi një proces i tërthortë negociatash në Egjipt. Turqia gjithashtu po merr pjesë në bisedime.
Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë në Gaza të paktën 67.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pandërprera e kanë kthyer enklavën në pothuajse të pabanueshme dhe kanë çuar në zhvendosje masive, uri dhe përhapje të sëmundjeve.



Të tjera
Gjashtë mënyra të thjeshta për të pastruar trupin nga toksinat
Zbuloni ushqimet që ju mbrojnë nga i ftohti kur lëkura bëhet e thatë gjatë dimrit
Kafeina krijon varësi të rrezikshme, ja çfarë i ndodh organizmit nëse hiqni dorë prej saj