Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se pret që në samitin e aleatëve të Ukrainës, që do të mbahet të enjten, ose menjëherë pas tij, të ketë qartësi rreth garancive të sigurisë që Evropa mund t’i ofrojë Kievit pas përfundimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Pres që nesër, ose menjëherë pasnesër, të kemi qartësi mbi atë që mund të ofrojmë së bashku.”, tha Rutte në një konferencë për media me presidentin e Estonisë, Alar Karis, në selinë e NATO-s në Bruksel.
Ai theksoi se pas këtij hapi, do të mund të ketë një angazhim më intensiv edhe me palën amerikane, për të parë çfarë roli do të kenë në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, do të bashkë-organizojnë takimin virtual të së enjtes, ku do të marrin pjesë udhëheqës të “koalicionit të të vullnetshmëve”, kryesisht vende evropiane që po punojnë për të garantuar siguri afatgjate për Ukrainën.



Të tjera
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të