Shemsi Bahtiri nga Prishtina në pranga përmes SkyECC’, i dyshuar për trafikim droge dhe shpëlarje parash

Operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i koduar si “Qielli i Thyer” që kishte cak një grup kriminal, të dyshuar për trafikim me narkotikë, rezultoi me arrestimin e 22 personave pas bastisjeve që u realizuan në 47 lokacione.

Siç mëson klani., njëri nga të arrestuarit në rajonin e Prishtinës është Shemsi Bahtiri nga Prishtina, i cili ishte objekt hetimi, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale.

Bazuar në të njëjtat burime, Bahtiri dyshohet për “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”  , Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe për Shpëlarje të parave.

Të gjithë personat e arrestuar dyshohet se veprat penale i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

Operacioni i koduar “Qielli i Thyer”, është përkrahur nga autoritetet e Belgjikës, Holandës, Europol-it, dhe është udhëhequr nga Prokurori i PSRK-së, i cili ka qenë prezent gjatë realizimi të urdhër kontrollit.